Salihamidzic: Liverpooli një arrë e fortë për t’u thyer

0

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, ka komentuar përballjen me Liverpoolin në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Boshnjaku i shikon Reds si një skuadër të fortë dhe pret një ndeshje të bukur.

“Është arrë e fortë për t’u thyer. Liverpooli është në krye të Ligës Premier aktualisht. Ata luajnë futboll të mirë, fizikisht dhe me intensitet të lartë. Mezi po presim të luajmë”, ka komentuar shkurtimit Salihamidzic.

Ndeshja e parë do të luhet në Anfield pasi bavarezët përfunduar në vendin e parë në grup. Në ndeshje të tilla nuk ka favorit, por një gjë është e sigurt, do të jenë dy ndeshje thjesht fantastike dhe me shumë mundësi me gola nga të dy anët.

Vlen të theksohet se ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, do të ketë rast  të luajë ndaj ish-skuadrës së tij.

Comments are closed.