Gostivar, 28 prill – Rеçani, Gostivari me rrethinë e në veçanti Kosova, janë vendet, të cilat nuk do ta harrojnë humanistin e tyre Sali Selimi, i cili kohë më parë ndërroi jetë. Selimi ishte mjaft optimist, i durueshëm, i vetëdijshëm për të gjitha turbulencat e jetës, të cilat arriti t’i përballojë, duke i sfiduar të gjitha problemet.. Atë e karakterizonte urtësia, mençuria, racionaliteti e gjakftohtësia. Kontributi i tij ishte i madh. Ai arriti që t’u ndihmojë vëllezërve kosovarë dhe nevojtarëve të Gostivarit. Punoi në arsim, 25 vjet në Komunë, 20 vite në aktivitete humanitare (nga 1997), nga të cilat tre mandate ishte kryetar i degës së OH “EL-HILAL” – Gostivar. Familja e tij, bashkëpunëtorët e OH “EL-HILAL”, vëllezërit kosovarë dhe nevojtarët të cilët nuk do të harrojnë kurrë, ndjejnë se humbën një njeri të zemrës, që ishte aq besnik, aq i kujdesshëm, aq i sinqertë, aq i dashur dhe aq i përkushtuar. Ata vlerësojnë se të humbasësh një humanist, atdhetar dhe një fisnik që jetoi me hallin e të tjerëve, është humbje më e madhe se të humbasësh informatat për shpirtin e popullit tënd dhe të humbasësh sytë e atyre që kërkojnë prej teje shpëtim; të humbasësh një vizionar dhe prestigjioz me arritje kulmore është humbje më e madhe se të humbasësh një thesar të vlefshëm për të ardhmen e një populli të tërë. Dhe Ai (prindi), humanisti, mësimdhënësi e shoku, që tash e tutje nuk do të jetë prezent vetëm fizikisht në mesin tonë, por shpirtërisht gjithsesi, ishte Sali Selimi. Ai e la të zbrazur dhe të pazëvendësueshëm vendin e prindërit, humanistit, atdhetarit e shokut që vështirë se mund të dal kush që ta zëvendësoj: të njeriut më të përdëllyer, më të përgjëruar dhe më të përmalluar për familjen e tij dhe të gjithë shqiptarëve: të intelektualit, humanistit dhe patriotit të dorës së parë.Ai vdiq me mendjen, me zemrën dhe me shpirtin që tu ndihmon njerëzve nevojtarë, ti sheh shqiptarët të bashkuar për zgjidhjen e të drejtavetë tyre në shtetin tyre të quajtur Maqedoni, duke fituar status të barabartë me Maqedonasit dhe të tjerët. Pra “kartës nacionaliste përgjigju me një qëndrim konsekuent, pa u lëkundur nga vizioni largpamës, për të cilën punojnë shqiptarët”, u tha veç tjerave në përkujtimin e Sali Selimit, humanistit të madh që në degën e OH “EL-HILAL” la një zbrazëtirë të madhe. (koha.mk)