Shkup, 30 tetor – Gjykatësi, Sali Murati është kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në krye të detyrës gjykatësi Murati do të caktohet nga 1 nëntori i këtij viti, gjegjësisht ai do ta zëvendësoj kryetarin e deritanishëm Nikolla Ivanovski, raporton KOHA.
Zgjedhja e kryetari të Gjykatës Kushtetues bëhet me dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve. Kjo procedurë zhvillohet me vota të fshehta. Çdo gjykatës ka të drejtë të propozimit të një kandidati për kryetar, gjegjësisht propozimin e vërteton një komision prej tre gjykatësve, të zgjedhur nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.
Ndryshe, kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese është me prejardhje nga fshati Vrapçishtë, rrethinë e Gostivarit. Me nacionalitet është pjesëtar i komunitetit turk. Në bazë të biografisë së tij mund të shihet se ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Beogradit, në vitin 1991, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka dhënë në vitin 2005. Deri atëher, duke filluar nga vitit 1993 ai ka punuar në Byronë për shërbime ekonomike dhe juridike në Gostivar, në cilësinë e juristit të diplomuar. (koha.mk)