Gjyqtari i krimeve të rënda në Gjykatën e Pejës, Sali Berisha, është arrestuar sot në një operacion të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.Lajmin e ka konfirmuar gjyqtari Sami Sharraxhiu.Gjyqtari tha se nuk e di për çfarë vepre është arrestuar kolegu i tij.
“Policia më ka informuar që është arrestuar gjyqtari Sali Berisha. Por për shkak të moscenimit të hetimeve nuk jam i informuar për çfarë vepre penale”, tha për kallxo.com Sami Sharraxhiu.