Ish-kryeministri Sali Berisha sot feston ditëlindjen dhe si gjithmonë urime të pafundme janë bërë në drejtim të tij duke i uruar sa më shumë vite jetë në politikën shqiptare. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha falënderon të gjithë shqiptarët të cilët e kanë uruar, duke shkruar se sapo ka hyrë në vitin e katërt të vjeshtës së tij si pranverë. “Miq, sot 73 vjeç! Hyra ne vitin e katërt te vjeshtës time si pranvere! Mirënjohje te pakufishme për familjen time dhe të gjithë ju. Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij! Sb”- shkruan Berisha në Facebook. Por nëse i hedhim një sy tryezës së ish-kryeministrit dhe bibliotekës pas tij, bie qartë numri i librave dhe se si Berisha i ka kushtuar një vend të veçantë nipit të tij në zyrë, duke e vendosur në fotografi. Ndërkohë në tryezë Berisha ka vendosur në kornizë “pemën e familjes Berisha”. Ish-kryeministri sot feston 73-vjetorin e lindjes.