Ylli egjiptian nuk ka pranuar dhuratën luksoze, por në vend të saj ka kërkuar që biznesmeni që ia ofroi të bëjë donacion për fshatin e tij të lindjes. Asi i Liverpool, Mohamed Salah, ka refuzuar një vilë luksoze si dhuratë për kualifikimin e Egjiptit në Kupën e Botës. Ai në vend të kësaj ka kërkuar nga biznesmeni egjiptian që të bëjë një donacion për fshatin e tij, raportojnë mediat angleze, Klan Kosova.
Burime brenda shtetit afrikan thonë se Salah është kontaktuar nga Mahmdouh Abbas, ish president i klubit Zamalek, pas fitores 2-1 ndaj Kongos. Abbas ka dashur t’i dhurojë një villë luksoze si shpërblim për punën që ka bërë në kualifiklimin e shtetit në Botëror, për të parën herë që nga viti 1990.
Por Salah ka kërkuar nga biznesmeni që në vend të kësaj të bëjë një donacion për fshatin Nagrig, në provincën Gharbiya, rreth 150 kilometra larg Kairos.