Me 17 gola në 21 ndeshje me fanellën e Liverpulit, egjiptiani është surpriza më e madhe e Premier League. Dhe Roma mund të buzëqeshë.
Roma a re duhej të familjarizohej me stilin e Di Françeskos dhe të shkëputej përfundimisht nga varësia prej Salah. Kush ka besuar se verdheblutë do të vuanin pa egjiptianin e shitur te Liverpuli për të respektuar rregullat e “fair-play”-it financiar, për 42 milionë, plus bonuse (deri në 50 milionë), duhet të bëjë një hap pas.
Nisja e mirë e sezonit i ka habitur të gjithë: 17 gola në 21 ndeshje dhe “lojtari më i mirë i muajit gusht” në Premier League. Ka vazhduar me ritmin e Romës, duke i bërë anglezët ta harrojnë ecurinë e tij te Çelsi. Dhe kjo ecuri e Salah mund të lumturojë Romën, që sheh t’i afrohet shumë bonusit të marrëveshjes në lidhje me numrin e golave (nga 20 golat e parë nisin bonuset) dhe rezultatet e Liverpulit.