Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, pritet ta lë Liverpoolin për njërin prej gjigantëve të La Ligës së Spanjës, Real Madridin apo Barcelonën, shkruan “caughtoffside”. Ylli egjiptian ishte i pakënaqur me zëvendësimin e tij në humbjen nga Chelsea të enjten.
Salah iu bashkua Liverpoolit në vitin 2017 për 37.8 milionë funte. 28-vjeçari më pas u bë një prej lojtarëve kryesor të ekipit të drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp.
Ai i ka shënuar 118 gola në 189 paraqitje dhe luajti rol kyç në triumfin në Ligën e Kampionëve dhe në Premier League.