Dhe fituesi është: Mohamed Salah. Nuk po flasim për çmimin e lojtarit më të mirë afrikan të vitit apo të Kupës së Artë 2018. Talenti i Liverpulit mund të konsiderohet si fituesi moral i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt, pasi ka marrë 1 milionë vota ose e thënë ndryshe 5 për qind. Shumë zgjedhës kanë vendosur të shpërfillin plotësisht dy kandidatët e vërtetë në garë për postin e Presidentit të Egjiptit duke shtuar një tjetër preferencë ë fletën e votimit, atë të yllin të Premier Ligë, i cili është kthyer tashmë në një hero kombëtar për kombëtaren afrikane. Pasi iu afrua në vitin 2017 fitimit të Kupës së Afrikës, që i iku nga duart në finalen ndaj Kamerunit, numri 11 i të “Reds”-ave udhëhoqi shokët e tij drejt një kualifikimi historik në Botërorin “Rusi 2018”. Për të tretën herë në histori Egjipti do të marrë pjesë në finalet e një botërori, plot 28 vjet pas paraqitjes së fundi në Botërorin “Itali ‘90”. Për t’u kthyer edhe te zhvillimet politike në vend, Abdel-Fattah Al-Sisi kla mundur të konfirmohet president për të dytën herë radhazi duke marrë 92% të votave. Shumë pak, vetëm 3% vota për kandidatin tjetër Moussa Mostafa Moussa, i cili mori edhe më pak se “Messi i Egjiptit”, siç njihet ndryshe Mohamed Salah me 5 për qind të votave nëse do të cilësoheshin të rregullta