Mohamed Salah synon të zgjedhjet për herë të tretë radhazi Lojtari i Vitit nga Afrika, pasi është emëruar në listën e ngushtë prej dhjetë kandidatëve për këtë çmim për vitin 2019. Ylli i Liverpoolit e fitoi për herë të dytë radhazi këtë çmim vitin e kaluar, pasi i shënoi 44 gola për Liverpoolin dhe Egjiptit gjatë vitit 2018 dhe e mbylli sezonin 2017/18 të Premierligës si golashënuesi më i mirë, me 32 gola, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Nëse ylli i Egjiptit e fiton këtë çmim sërish, ai do të jetë vetëm i treti në histori që arrin ta fitojë çmimin për Lojtarin më të Mirë të Vitit të një kontinenti tri herë në karrierë, duke iu bashkuar ish-yllit të Milanit, George Weah, dhe ish-yllit të Marseille, Abedi Pele. Vetëm Yaya Toure dhe Samuel Eto’o e kanë fituar nga katër herë.
Edhe këtë vit, Salahu do të duhet t’i mposht dy konkurrentët e dy sezoneve të fundit – bashkëlojtarin e tij në Liverpool, Sadio Manen, dhe yllin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyangun.
Senegalezi Mane kishte qenë golashënuesi i përbashkët më i miri në Premierligë sezonin e kaluar, me 22 gola të shënuara, po aq sa Salahu. Ndërsa, Aubameyangu ka shkëlqyer për Arsenalin dhe synon ta fitojë këtë çmim sërish, pasi e kishte fituar në vitin 2015.
Edhe sulmuesi i Manchester Cityt dhe Algjerisë, Riyad Mahrez, i cili e fitoi çmimin në vitin 2016, është i përfshirë në këtë listë, të publikuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit.
Lista kompletohet nga dyshja e Ajaxit, Andre Onana dhe Hakim Ziyech, Ismail Bennacer i Milanit, Kalidou Koulibaly i Napolit, Odion Ighalo i Shanghai Shenhua dhe Youcef Belaili i Ahli Jeddah.
3⃣0⃣ ➡ 1⃣0⃣
The list of Africa's elite now has 10 names 🌎🔝
Who'll be crowned African Player of the Year? 🏆 #CAFAwards2019 pic.twitter.com/qqrhq25vMN
— CAF (@CAF_Online) December 4, 2019