Tifozët e Liverpoolit kanë edhe një arsye të re për t’u shqetësuar rreth Mohamed Salah para ndeshjes së Arsenalit këtë fundjavë. Salah ka postuar një fotografi në Instagram, ku vërehet se lojtari ka pësuar një dëmtim në dorën e tij të djathtë, shkruan GazetaBlic. Ylli i Liverpulit kishte një fashë në dorë. Lajmi i mirë për ‘Reds’ është se Salah pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e Arsenalit të shtunën në mbrëmje.
Gjithashtu vlen të përmendet se Salah ka pasur edhe një lëndim shpatull gjatë disa muajve të fundit. Egjiptiani ka shënuar katër gola në tre ndeshjet e fundit dhe është një nga lojtarët më të mirë të ekipit të Klopp.