Trajneri aktual i Arsenal, Unai Emery ka zbuluar se kishte mundësinë ta transferonte Mohamed Salah gjatë kohës sa ishte në drejtimin e PSG-së, por dyshoi që ai mund të përballonte një ekip të madh. Salah ka shënuar 15 gola për Liverpool këtë sezon pas një sezoni të parë të shkëlqyeshëm në të cilën ai shënoi 44 gola, raporton Periskopi. Sulmuesi egjiptian u transferua në ‘Anfield’ në vitin 2017, pas një transferimi 34 milionësh funte nga Roma.
Emery, i cili tani beson se Salah është një nga më të mirët në botë, shpjegoi: “Ne folëm për mundësinë për të nënshkruar me Salah tek PSG kur ai luante në Romë. Ne patëm disa dyshime – dhe më pas ai nënshkroi për Liverpool dhe këto dyshime ai i ka thyer në Liverpool. Dyshimet ishin se si ai mund të përshtatet në një ekip të madh. Për shembull, tek PSG. Por sot unë mund t’ju them… nëse jeni duke folur për pesë lojtarët më të mirë në botë, një ndër ta është Salah”, deklaroi ai para ndeshjes që ekipi i tij e zhvillon ndaj Liverpool, nesër.