Mohamed Salah është duke i shijuar pushimet në Dubai, transmeton zeri.info, përcjell gazeta Koha. Atij i është dhënë kohë e lirë nga përfaqësuesja e Egjiptit, kështu që vendosi të kalojë kohën nën rrezet e diellit në Dubai. Gjatë kohës sa po qëndronte në plazh, ai shkroi sloganin e famshëm të Liverpoolit “You’ll never walk alone” në rërë. Salah është pjesë e Liverpoolit që prej verës së vitit 2017, kur u transferua nga Roma.