Edhe pse Liverpooli po garon për titullin e Premierligës, futbollistët e kësaj skuadre po sigurohen se kanë kohë edhe për t’u argëtuar gjatë kësaj kohe. Mohamed Salah, Alex Oxlade-Chamberlain, Georginio Wijnaldum dhe Dejan Lovren të gjithë morën pjesë në sfidën për ta goditur shtyllën e portës. Kjo sfidë u incizua nga kamerat e klubit, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha. Nga katër futbollistët që morën pjesë në këtë sfidë, Salah konsiderohej favorit për të fituar, ndërsa Chamberlain e Wijnaldum menjëherë pas tij. Më paku i besohej qendërmbrojtësit kroat, Dejan Lovrenit.
⚽️ @MoSalah v @Alex_OxChambo v @GWijnaldum v Dejan Lovren ⚽️
A dramatic crossbar challenge, with a special press-up forfeit for the loser. 👀🤣 pic.twitter.com/A6OpSCiHzb
— Liverpool FC (@LFC) April 4, 2019
Megjithatë, Salahu e humbi këtë sfidë dhe u detyrua që t’i bëjë disa ushtrime fizike pasi nuk arriti ta godasë shtyllën e portës. Salahu dhe bashkëlojtarët e tij do t’i kthehet aksionit në Premierligë sonte, kur do të përballen me Southamptonin në stadiumin “St. Mary’s”. Aktualisht, Manchester City është një pikë para Liverpoolit me baras ndeshje të zhvilluara. Por, skuadra e Jurgen Kloppit mund ta rimarrë pozitën e parë sonte.