Sulmuesi i Liverpool Mohammed Salah është futbollisti kryesor i kombëtares së Egjiptit, por jo të gjithë janë të lumtur me prezencën e “faraonit” në kombëtare.
Klopp ka treguar që po frikësohet që Salah mund të lëndohet në këto gara dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për Liverpoolin.
Po ashtu Klopp tha “Ne na është dashur të luajmë tashmë pa Mo por jo shumë shpesh, faleminderit Zotit, por herë pas here duhet”.
Mirëpo trajneri i Liverpoolit tregoi se do të bisedojë me Salah në lidhje me këtë çështje duke thënë “A dua të humbas një lojtar para-sezonin? Jo sigurisht qe jo. Por duhet të kemi parasysh gjëra të ndryshme. Do të flas me Mo për të gjitha ato gjëra” u deklarua Klopp.