Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka emëruar futbollistin egjiptian, Mohamed Salah si “qytetar nderi” i Republikës së Çeçenisë. Lajmin e ka deklaruar vetë drejtuesi i shteti aziatik në faqen e rrjetit social rus “VK”: “Që sot Mohamed Salah është një qytetar nderi i Republikës së Çeçenisë! Pikërisht kështu. Mbrëmë, unë firmosa dekretin që i jep këtë nder futbollistit nga Egjiptit, një lojtar i madh dhe mysliman i devotshëm,” – shkroi Kadyrov për sulmuesin e Liverpool.