Alesandro Florenci nuk ka marrë vlerësimin e duhur nga klubi i Romës. Edhe pse bëhet fjalë për kapitenin e tyre, verdhekuqtë kanë mbështetur vendimin e trajnerit Fonseka për ta lënë futbollistin jashtë planeve.
Kështu, 28-vjeçari i cili nuk ka një vend titullari në kryeqytet, preferon të largohet për të mos humbur formën para një eventi të rëndësishëm si Europiani, ku kërkon të jetë protagonist me Italinë.
Nga Spanja, Valencia është e gatshme t’i dhurojë postin në krahun e majtë të mbrojtjes, ndaj Roma dhe klubi andaluzian duke qenë se në merkato nuk ka edhe shumë kohë, po ulin pretendimet. Florenci pritet të transferohet nëpërmjet një formule të thjeshtë huazimi, pa të drejtë apo detyrim blerje, teksa më pas palët duhet bisedojnë sërish në fund të sezonit. /