Sarah Lamont është mamaja e një fëmije të vogël, i cili lindi me probleme të shumta, çka vinin në rrezik jetën e tij. Ka qenë e ëma ajo që ka dhuruar dy organe për të shpëtuar jetën e fëmijës 4-vjeçar, shkruan Metro. Sarah dhuroi një pjesë të mëlçisë për t’ia transplantuar të birit, Joe dhe më pas, në vijim të këtij viti do të dhurojë edhe njërën veshkë. Vetëm tre ditë pas operacionit të saj, nëna kurajoze la shtratin e spitalit dhe me piskama doli në rrugë, mori një taksi për të qëndruar pranë të birit. Sarah iu nënshtrua një operacioni 8 orë të gjatë në spital, ndërsa Joe u trajtua tre milje larg të ëmës. Nëna e vetme u shpreh: “E di që nuk duhej të isha larguar në atë mënyrë dhe që duhej të kisha dëgjuar mjekët, por ja që isha shumë e dëshpëruar për të parë tim bir. I kërkova infermieres të më bënte një qetësues dhe u largova nga spitali”. Edhe pse ka shumë dhimbje, Sarah nuk bëhet pishman për veprimin që ka ndërmarrë.