Kërçovë, 19 tetor 2017- Kryetari i sapoemëruar i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari informon se kundërkandidati i tij nga VMRO-DPMNE Vllatko Sajkovski, përmes një telefonate ia ka uruar mandatin e ri dhe i ka dëshiruar punë të suksesshme në interes të qytetarëve. Të dy janë dakorduar se tërë fushata, si dhe procesi zgjedhor, kanë kaluar mirë dhe në frymë të parimeve demokratike. Procesi zgjedhor në Kërçovë përfundoi në raundin e parë, dhe sipas rezultateve të publikuara kandidati i BDI-së Dehari e fitoi mbështetjen e qytetarëve që edhe për një mandat të jetë në krye të administratës komunale. Tërë fushata u zhvillua pa asnjë problem dhe në frymë demokratike.