Vogëlushi i Kim Kardashian duket se ka mësuar nga më e mira, mamaja e tij! Mbrëmjen e kaluar, Kim ka shpërndarë një foto ku ka shkrepur një “selfie” së bashku me Saint, i cili duhet thënë se ka pozuar më së miri dhe nuk ka pasur aspak drojë nga aparati fotografik. Kjo metodë që dikush tjetër shkrep një “selfie” për ty njihet në familjen Kardashian, sepse ka qenë Kim ajo që e ka bërë fillimisht të njohur si mënyrë dhe tani është gati për t’ia dhuruar djaloshit të saj këtë talent. Komentuesit kanë vënë re një ngjashmëri shumë të madhe në pozim të të dyve, por ka edhe nga ata që thonë se Saint është kopja e të atit, Kanye West.