Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një denoncim për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe i kbrkon Prokurorisë të nisë hetimet për jahtin e Tahirit, që sipas deputetit të PD-së, e ka blerë nga trafikantët.
Berisha ka marre nje denoncim nga qytetari dixhital ne Facebook, dhe thote se ky jaht ruhej nga policia e Durresit.
“Sajmir Tahiri kishte dhe jaht te blere nga trafikantet! E mirembante narko-policia e Durresit! I bej thirrje prokurorise te hetoje per kete akuze te bazuar te qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
Denoncimi
“Doktor Berisha, ajo qe thua per gomonen e Saimir Tahirit s’esht asgje. Sajmja ka mbi nje vit qe ka ble jaht ultra qe pa frik ka kushtu 500-600 mije euro. Ia kan ble ushtaret e vet qe ka te Kufiri ne Durres dhe te tjere qe jan edhe ushtaret e Gjushit. Kane shti paret dhe ja kan ble ne Mal te Zi thuhet. Jahti megjithse nuk e kishte ne emer te tije rrinte te Kalata Zero e portit ne Durres, aty ku rrijne vetem skafet e policise dhe anijet e Mimit. Eshte ai jahti qe denoncoi Lul Basha me foto. Kamerat e sigurise te portit me siguri e kane filmu Sajmen dhe te shoqen se vinin personalisht me inspektu punimet e mirmajtjes se jahtit. Nuk ka rob ne port qe nuk e di ket pune. Nuk ka shans njeri tjeter me majt as nje gomone aty te Kalata Zero jo mo jaht vec Sajmes. Ia runte policia e vet. Me ate Sajmiri ka pas dal edhe vet jasht vendit thojne,por kushurijt e perdornin regullisht per transport droge. Sa e nxorri Basha foton e jahtit, e hoqen menjeher me trajl, noten per gjith noten. Me siguri esht filmu e gjitha nga kamerat, po qe se si kan fshi. Ku esht kjo prokuroria mer Doktor? Njerzve te shkret i bi bretku gjith diten, del ky Saje Qorri dhe bohet me jaht. Te lutem shum mos ma nxirr emrin se me keta esht bela e te fluturojn nga puna.”