Fotografitë që do t’i shihni më poshtë pasqyrojnë pamjet e pabesueshme të borës në Shkretëtirën e Saharës pasi një stuhi e çuditshme goditi Algjerinë. Pamjet e jashtëzakonshme shfaqin qytetin shkretëtirë të Ain Sefra të mbuluar me borë të papritur që shkon në disa centimetra thellësi, raporton “The Sun”. Është hera e tretë që ky qytet mbulohet nga batania e bardhë në 38 vjetët e fundit. Janarin e kaluar ky territor, që është shkretëtira më e nxehtë, u mbulua nga bora që arriti trashësinë 1 metër ndërsa flluska bore pati edhe në dhjetorin e vitit 2016, transmeton Koha.net. Para kësaj, Ain Sefra nuk kishte parë borë që nga 18 shkurti i vitit 1979, kur pati të reshura që zgjatën vetëm 30 minuta. Bora kësaj radhe nisi të binte në orët e hershme të së dielës dhe shpejt mbuloi rërën. Fotografi Karim Bouchetata tha: “U befasuam me të vërtetë kur u zgjuam dhe pamë bardh. Qëndroi gjatë gjithë ditës së diel dhe nisi të shkrihej rreth orës 5 të pasdites”.