Shkup, 31 janar Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Sadulla Duraki dhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari me datë 31.01.2018 ( e mërkurë ) ora 12.00 do të hapin takim pune në komunën e Kërçovës me këtë rast do të kryhet vizitë e punës provuese në stacionin filtrues për ujërat e zeza, e cila është lëshuar në përdorim në dhjetor të vitit 2017. Mjetet për ndërtimin e saj janë siguruar përmes IPA 1 komponentë në lartësi prej 8.254.353,03 EURO.