Armando Sadiku nuk e priste të kishte këtë formë Luganos apa transferimit të tij atje, teksa skuadra nga mbijetesa skuadra arriti të kualifikohet për në Ligën e Europës. Sulmuesi shqipta ka dhënë një intervistë për mediat zviceriane, ku meritat ia ka dhënë trajnerit Paolo Tramexani:
“E dija që me Tramexanin mund të bënim mirë, por disa lojtarë nuk i njoh më duke parë sa shumë janë përmirësuar. Jam i kënaqur sepse i kam përmbushur pritshmëritë. Emri im mbetet ende i lidhur me një përshtypje pozitive. Trajneri gjithashtu ka mbetur i njëjti, punëtor i madh i cili flet gjithashtu edhe me tifozët”, u shpreh Sadiku.
Mungesa e Alioskut: “Për mua, ai është shumë i rëndësishëm. Kjo duket në fushë. Do të më mungojë të dielën, por do përpiqemi t’ia dalim mbanë. Nuk është e nevojshme t’i japim një rëndësi të jashtëzakonshme kësaj ndeshjeje. Grupi i lojtarëve nuk ka presion, është në humorin e duhur. Jemi shumë pranë fundit dhe mungojnë vetëm hapat e fundit”, përfundoi sulmuesi i kombëtares shqiptare.