Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku ka filluar të stërvitet me top, dhe mesa duket e ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e la për një periudhë të gjatë larg fushave, bën të ditur ATSH, përcjell gazeta KOHA.
Aktualisht Sadiku po stërvitet në mënyrë të diferencuar nga ekipi. Sulmuesi i kombëtares sonë rikthehet pas një dëmtimi që e mbajti gjatë larg fushave të blerta.
Zërat e fundit të merkatos flasin për një huazim të mundshme te “Lugano” në Zvicër, ku do të aktivizohet për të rifituar formën.
Së fundmi, Sadiku ka postuar edhe një video në rrjetin e tij social për të treguar se është gati.
Sulmuesi madje tregon se nuk e harruar zakonin e shënimit të golave. Ky është një lajm i mirë edhe për trajnerin Panuçi, pasi Sadiku është zgjedhja e parë në repartin e avancuar për “kuqezinjtë” që në muajin mars të 2019 do të nisin fazën kualifikuese për një vend në Kampionatin Europian 2020.