Armando Sadiku vazhdon të jetë në fazë rekuperimi nga dëmtimi i rëndë që mori dhe iu desh të qëndrojë për një kohë të gjatë larg fushave. Por së fundmi sulmuesi i Kombëtares ka dalë sërish në skenë, por këtë herë jo si një bomber dhe golashënues që jemi mësuar ta shikojmë. Ditën e sotme skuadra e Levantes ka zyrtarizuar se veshjet e firmës andaluziane “spagnolo Moda” do të jetë veshja zyrtare e klubit. Dhe në faqen zyrtare të skuadrës spanjolle në “Facebook” Sadiku së bashku me një lojtar tjetër janë përzgjedhur që të pozojnë si model me veshjet e reja.