Armando Sadiku do të jetë pjesë e Luganos për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka kaluar me sukses testet fizike, në praninë e mjekëve të klubit të tij, Levantes, dhe do të kalojë në formë huazimi tek ekipi zviceran deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes së kartonit.
Siç raporton portali “superdeporte.es”, përcjell gazeta KOHA, në Spanjë, po diskutohen edhe çështjet financiare për blerjen e kartonit, për të mbyllur të gjithë operacionin.
Ky do të ishte rikthimi i tretë për Sadikun në Zvicër tek Lugano, pasi më herët ka qenë në vitet 2012-2014, si dhe në formën e huazimit nga Zyrihu, në vitin 2017.