Bagdad, 14 janar – Lideri iranian i shiitëve, Moktada Sadër sot bëri thirrje për demonstrata të mëdha për shkak të pranisë amerikane në Irak.
“Qiellin irakian dhe sovranitetit i tij po e prishin forcat okupuese” shkroi Sadër në Tuiter duke aluduar në vrasjen e fundit me dron të gjeneralit iranian, Kasim Sulejmani dhe të njeriut të dytë të forcave irakiane, Hashad al Shabi, Abu Mahdi al Mohandis në Bagdad.
Sadër në mesazhin në Tuiter bëri thirrje për “revoltën e Irakut” dhe SHBA-së “demonstrata paqësore të miliona personave kundër pranisë së amerikanëve”, Por ai, nuk e publikoi datën e mbledhjes.
Thirrja tij është dërguar në kohën kur në Irak po mbahen demonstratat, që filluan në tetor kundër autoriteteve irakiane, duke i fajësuar se janë të paaftë dhe të korruptuar dhe kundër ndikimit në rritje të Iranit.
Pas vrasjes së Sulejmanit dhe Mohandis, demonstruesit gjithashtu e akuzojnë SHBA-në se do ta dërgojnë Irakun në kaos.
Parlamenti irakian më 5 janar kërkoi që trupat amerikane ta lëshojnë Irakun, ndërsa fraksionet pro-iraniane i quajtën ushtarët amerikanë, forca okupuese.
Në protestat antiqeveritare e humbën jetën 460 persona, gati se të gjithë demonstruesit, ndërsa mbi 25.000 janë lënduar.(koha.mk)