Javën e kaluar në Bansko të Bullgarisë u mbajt përzgjedhja për fëmijën më të bukur “Little Miss&Mister Galaxy 2019”, në të cilin eveniment në kategorinë e vet të moshës fitoi tetëvjeçari Sadat Jakupi, i cili ka përfaqësuar Maqedoninë, transmeton gazeta Koha.
Këtij suksesi të madh ai ja shtoi edhe titullin “Top Model Galaxy 2019“.
Sadati i vogël është anëtari i Studios së modës Crnokrak dhe së bashku me prindërit e tij dhe me Miki Crnokrak kanë qëndruar shtatë ditë në Bansko ku me pjesëmarrësit tjerë prej shumë vendeve nga e gjithë bota janë përgatitur për finalen e madhe.
Në zgjedhje, edhe Miki Crnokrak mori titullin drejtori më i mirë nacional edhe atë për të tretën herë me radhë. Ai deklaroi se është ndjenjë e shkëlqyeshme që të përfaqësohet Maqedonia jashtë kufijve, dhe pastaj të kthehesh me tituj, kënaqësia është vërtetë e kompletuar.
Sadati me meritë ka fituar titullin, fillimisht me bukurinë dhe sharmin që ka, ku nuk kanë mundur të rrinë indiferent të gjithë anëtarët e jurisë. (koha.mk)