Qindra protestues janë mbledhur në një tubim të organizuar jashtë parlamentit ukrainas në Kiev, nga Lëvizja e Forcave të Reja, partia politike e udhëhequr nga Mikheil Saakashvili. Ish- presidenti gjeorgjian dhe ish-guvernatori i rajonit të Odesas të Ukrainës i bëri thirrje qeverisë ukrainase të përmbushë kërkesat e protestuesve deri më 7 nëntor.
“7 nëntori do të jetë shansi i fundit që i japim qeverisë që të pranojë kërkesat tona.” Megjithatë, Saakashvilli ka shtuar se ka dyshime nëse qeveria do t’i pranojë kërkesat e tyre. “Ne nuk mund të qëndrojmë këtu përgjithmonë”, ka thënë Saakashvili. Protestuesti po bëjnë thirrje për heqjen e imunitetit parlamentar, krijimin e një gjykate kundër korrupsionit dhe ndryshimet në ligjet zgjedhore.