Sa vdekjeprurëse është dera ime? Shkenca zbulon metalin që vret koronavirusin

73

Kollitjet dhe teshtitjet padyshim përhapin sëmundje, por kur bëhet fjalë për koronavirusin, bravat, krahët e karrigeve dhe karriget mund të përbëjnë një rrezik më të madh të infeksionit. Ndotja sipërfaqësore kohët e fundit është gjetur të jetë më domethënëse sesa mendohej në fillim me disa agjentë infektivë që arrijnë të mbijetojnë në spitale për 46 muaj.

Po te llogarisim faktin se njerëzit prekin fytyrat e tyre mesatarisht 23 herë në ditë, ndërsa zgjohen, dhe papritmas rreziku i transferimit pa dashje të një bakteri ose virusi përmes gojës, syve ose hundës është i ashpër. Zyrtari Kryesor i Mjekësisë (CMO) Prof Chris Whitty ka paralajmëruar se do të ekzistojë “një rrezik i transmetimit” nga prekja e aksidentale të duarve dhe sipërfaqeve të forta deri në 72 orë. Sipas një shkencëtari britanik nëse dorezat e dyerve, parmakët, karrocat e pazareve etj vishen me bakër, do parandalohet përhapja e koronavirusit. Duke ditur se koronavirusi qëndron gjallë mbi 3 ditë në objekte të ndryshme, shkencëtarët po sugjerojnë që disa nga këto objekte të mbulohen me bakër i cili është një antiviral që mund të luftojë më së miri virusin.

Bakri ka veti antimikrobike, për këtë arsye studiuesit po përpiqen të prodhojnë veshje bakri që mund të përdoren për funksione të ndryshme. Gjatë një studimi u vu re se 96% e virusit u vra në dy orë dhe 99.2% në 5 orë në bakër ndërsa në sipërfaqe të ndryshme çeliku apo inox nuk ndodhi asgjë, virusi vazhdonte të qëndronte aty.

Comments are closed.