Zvicra është një nga vendet më të pasura në botë, ku jetojnë shumë milionerë.
Megjithatë, edhe në Zvicër, ka njerëz që jetojnë në varfëri. Sipas statistikave në Zvicër, jetojnë në varfëri 615 mijë persona nga 8.5 milionë njerëz, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Pa mbështetjen e institucioneve shtetërore apo private, Zvicra madje numëronte edhe 700.000 njerëz që jetonin në varfëri. Pra, një total prej 1.3 milionë njerëz ose 15.9% të popullsisë.
Kushdo që bie nën kufirin e varfërisë konsiderohet i varfër në këtë vend.
Shkalla e varfërisë në Zvicër në vitin 2016 ishte 7.5 përqind apo 615.000 respektivisht. Krahasuar me vitet 2014 (6.6%) dhe 2015 (7.0%), shkalla e varfërisë në popullsinë e përgjithshme tregon një rritje.
Grupet e rrezikut të varfërisë përfshijnë, në veçanti, familjet me një prind, të papunët dhe shtetasit e huaj. Njerëzit nga këto grupe statistikash janë më të prekur nga varfëria sesa popullsia e përgjithshme.