Pasuria mesatare e një të rrituri zviceran është 537.600 dollarë ose 528.000 franga, thotë Raporti Global i Pasurisë “Credit Suisse 2022”. Zvicra vazhdon të kryesojë listës globale të “Credit Suisse” për pasuri për te të rriturit, e ndjekur nga Australia (402.600 dollarë), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (388.600 dollarë) dhe Zelanda e Re (337.400 dollarë). Që nga viti 2000, pasuria mesatare për të rriturit në Zvicër është rritur 130%, kryesisht për shkak të vlerësimit të frangut zviceran kundrejt euros midis vitit 2020 dhe 2022, thuhet në raportin e “Credit Suisse”. Matur në franga zvicerane, pasuria familjare në Zvicër është rritur 35% nga viti 2019 në 2022, duke përfaqësuar një normë mesatare vjetore rritjeje prej 1.8%.
Zvicra u rendit e para edhe për pasurinë mesatare (229.000 dollarë për të rriturit), e ndjekur nga Australia (195.400 dollarë). “Credit Suisse” ka bërë të ditur se mjetet financiare përbëjnë 54% të pasurisë bruto në Zvicër. Borxhet mesatare për një të rritur janë 140.500 dollarë, një nga nivelet më të larta absolute në botë. Mbi dy të tretat e të rriturve zviceranë kanë asete mbi 100.000 dollarë, dhe 8.8% e popullsisë prej 8.3 milionë janë milionerë. “Credit Suisse” vlerëson se 2780 banorë zviceranë kanë një pasuri prej 50 milionë dollarë e më lart, dhe 1070 kanë më shumë se 100 milionë dollarë.