Realiteti është që sistemi i vetëm që na udhëheq dhe duhet të na ndihmojë në jetë është urtësia e inteligjencës sonë natyrore intuitive. Kur ajo është e zhvilluar si duhet, mund të na jep shumë mundësi dhe zgjedhje, ide dhe inovacone që do të na udhëheqin drejt asaj që është më e mira për jetën tonë. Intuita është gjuhë subtile, kështu që të kuptuarit e mënyrave në të cilën ajo funksionon është e shkëlqyeshme. Intuita punon në trupin tonë dhe sistemin nervor në nivel që lëviz prej të ulët, në binar dhe deri në komunikime të bazuara në mbijetesë.
Niveli 1: Instinkti në bark
Atribute: siguri dhe mbijetesë
Të gjithë kemi dëgjuar për këtë nivel të intuitës, dhe shumica prej nesh mund të rikujtohen kur e kanë pasur këtë ndjenjë në jetën e tyre. Instinkti në bark është interpretimi më i njohur i intuitës, megjithatë ai është vetëm pjesë e vogël e tërë sistemit të inteligjencës. Nuk duhet të varemi vetëm prej tij për të na udhëhequr në potencialin më të lartë. Instinkti në bark është themelor dhe binar që do të thotë se komunikon nëpërmjet ndjenjës së kundërthënies dhe përdor përshtypje siç janë po ose jo, ndal ose shko, sigurtë ose rrezik.
Niveli 2: Inteligjenca e bazuar në zemër
Atribute: guxim, empati dhe komunikim
Inteligjenca në zemër e sjell praktikën e guximit, empatisë dhe përdorimit të tyre për komunikim dhe ndërlidhje me format tjera jetësore në mjedisin tonë. Ajo na udhëheq dhe na tregon çfarë është më e përshtatshme të thuhet ose të bëhet dhe na lejon të lidhemi dhe të komunikojmë në mënyra të pathëna me njerëzit, shtazët dhe vendet në mënyrë që nuk spjegohet me fjalë ose mendim të arsyeshëm.
Niveli 3: Fuqia vizionare
Atribute: fantazi, siguri vizionare dhe mundësi kreative
Niveli i tretë i inteligjencës intuitive gjendet në fuqinë mistike të perceptimit ekstrasenzorik, vizion i zgjeruar shpirtëror, ëndërrim lucid dhe mundësi të tjera psikike. Ky nivel i intuitës ku hasen zgjedhjet e jashtëzakonshme, mënyrat alternative për zbatimin e detyrave.
Niveli 4: Lidhja me urtësinë univerzale
Atribute: Vetëdija dhe unifikimi univerzal
Niveli i katërt i inteligjencës intuitive është inteligjenca më e vjetër jofizike. Kjo inteligjencë më së shpeshti aktivizohet gjatë meditimit të thellë ose praktikës së përparuar të vetëdijes, dhe ndonjlherë paraqitet pas përvojave të afërta me vdekjen ose gjatë periudhës së një stresi ose traume të madhe. Niveli më i lartë i intuitës që njerëzit mund ta arrijnë derisa janë në formë fizike është ai që na mundëson të qasemi ndaj hapësirës së çdo gjëje dhe të jemi të vetëdijshëm për lidhjen dhe aftësinë tonë të krijojmë diçka me inteligjencën e cila është burim i realitetit tonë.