Vozitësit në vend duhet të kenë kujdes të shtuar pasi që tashmë kanë ndryshuar llojet e kundërvajtjeve sipas Ligjit nr 05L-088. Sipas ligjit, ju mund të dënoheni me 50 euro nëse nuk ndihmoni të lënduarit në aksident. Nëse nuk përdorni rripin e sigurisë, atëherë ju mund të dënoheni me 40 euro gjobë.
Në shumën e dënimeve prej 40 eurosh hyjnë edhe këto shkelje rregullash:
Nëse nuk i jep përparësi kalimi mjeteve me përparësi kalimi.
Nëse në tunel nuk i ndizni dritat e shkurta, transmeton media.
Ngarkesa e parregullt, ose e rrezikshme.
Ngarkesa nëse kalon më tepër se 1 m dhe nuk shënohet me pëlhurë.
Nëse nuk përdorni rripin e sigurisë.
Nëse përdorni telefonin gjatë vozitjes.
Ndërkaq, në kategori dënimesh prej 30 dhe 20 eurosh hyjnë edhe këto shkelje:
Nëse ju mungojnë pajisjet rezervë të automjetit.
Gomat e shlyera
Pajisjet dimërore,
Nëse bart më tepër persona sesa është e lejuar.