Sa me fat Liverpooli, e bleu Shaqirin në ‘Black Friday’ – Ja sa kushton sot ylli shqiptar

Xherdan Shaqiri u transferua te Liverpool nga Stoke City verën që shkoi për shumën prej 13 milionë euro dhe deri tani po del të jetë transferimi më i qëlluar në Premier Ligë, raporton GazetaMetro.

Data 13 e premte, me shekuj, është konsideruar një prej ditëve më të pafata të vitit, por për Liverpoolin e premtja e 13 korrikut të këtij viti po del të jetë shumë me fat.

Më 13 korrik Liverpooli kreu njërin nga transferimet më të qëlluara viteve të fundit duke sjellur Xherdan Shaqirin në skuadër për një shumë simbolike për ditët e sotme në futboll.

27 vjeçari nga Zhegra nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin e madh anglez dhe qysh në muajt e parë filloi të lë gjurmë në Anfield Road.

Shaqa në 11 ndeshje në Premier Ligë me Liverpoolin ka shënuar tre gola si dhe ka ndihmuar Salahun që të rikthehet në formë. Kur Shaqiri dhe Salahu janë në fushë faza ofanzive e Liverpoolit funksionin shumë më mirë.

Kjo gjë u dëshmua edhe mbrëmë me yllin egjiptian që asistoi te goli i yllit shqiptar në fitoren 3-1 të Liverpoolit ndaj Burnleyt.

Shaqiri u ble për vetëm 13.5 milionë euro, derisa tani në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 40 milionë euro, krejt kjo falë impaktit të menjëhershëm me Liverpoolin.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com