E keni pyetur ndonjëherë veten se sa litra ujë “konsumon“ një makinë e re para se të dalë nga fabrika? Për të gjithë ju që jeni kurioz duhen plot 3 mijë litra ujë për të prodhuar një makinë. Së fundmi vëmendja e ambientalistëve dhe mediave është përqendruar gjithnjë e më shumë në emetimet, CO2 dhe konsumin e energjisë elektrike.
Por, meqenëse shumë pak njerëz pyesin se sa ujë përdoret për të prodhuar një makinë, ACEA (Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve) merr pjesën më të madhe të nevojave për ujë të industrisë së automjeteve. Duke qenë se makina në thelb përbëhet nga metali, ka shumë hallka që kërkojnë më shumë ujë gjatë prodhimit të tyre.
Në fakt është në bazë të raportit të ACEA është për t’u habitur se pavarësisht një rritje mesatare në prodhimin e automjeteve industriale, konsumi i ujit ka rënë me 46%. Në vitin 2003, për prodhimin e një makine duheshin 6 metra kub ujë (6 mijë litra), i cili për prodhimin e përgjithshëm evropian ishte ekuivalent me 95 milion metra kub ujë. Politikat e furnizimit me ujë janë bërë gjithnjë e më të ndjeshme ndaj rikuperimit të ujit me humbje zero.
Do të thotë që uji është “pastruar” për t’u ripërdorur përsëri. Kjo ka lejuar të zvogëlojnë konsumin e ujit mesatarisht në pak më shumë se 3 metra kub ujë për automjet në vitin 2018. Por cilat janë fazat apo hallkat, në të cilat uji përdoret më shumë në prodhimin e makinave? Janë pikërisht ndërhyrjet e prerjes, vulosjes dhe piktures (dizajnimit). Uji përgjatë prodhimit të makinave përdoret për të ftohur mjetet, makineritë, si dhe për të larë pjesët gjatë dizenjimit. Në 10 vitet e fundit përdorimi i ujit në fabrika ka rënë me 44 për qind.