Futbolli është një industri e kripur. Lojtarët jo vetëm sigurojnë të ardhura marramendëse, por edhe shpenzojnë pamasë. Një ndër shpenzimet janë pushimet e tyre luksoze. Revista “Chi” ka analizuar kostot e pushimeve të disa prej yjeve të futbollit. Ishuj privat, luks i garantuar dhe ku tjetër veçse Maldives. Nëse Dubai ka qenë një ndër destinacionet e preferuara të futbollistëve dhe familjeve të tyre, plazhet e Maldives janë pushtuar nga ata që kërkonin diçka më private dhe speciale.
Le të hedhin një sy shpenzimeve të tyre:
Keita Balde dhe Simona Guatieri ishin për pushime në të njëjtin ishull me Chiara Ferragni dhe Fedez, ata kishin zgjedhur ishullin Kudadoo. Trajtimi? Vetëm 15 rezidenca pranë oqeanit me pishina private dhe mijëra shërbime individuale, ndërkaq specifikohej që fëmijë nën 15 vjeç nuk lejoheshin. Kostoja? Vetëm 4.500 euro në ditë.
Claudio Marchisio dhe familja e tij zgjodhën Malifushi-n në COMO. Vila elegante me plazhe private buzë oqeanit. E veçanta e këtyre vilave ke mundësinë të notosh me peshkaqenë të vegjël. Kostoja? 2.400 euro në ditë.
Francesco Totti dhe Ilary Blasi kanë zgjedhur Maldives për të pushuar së bashku me tre fëmijët e tyre, Christian, Chanel dhe Isabel. Konkretisht familja ka pushuar në resorin Sun Siyam Urufushi. Vilat rezervohen për qëndrime 6 ditore dhe kushtojnë 20.000 euro.