Milot Rashica e ka përfunduar ndeshjen para kohe. Talenti i Kombëtares së Kosovës është detyruar të largohet nga loja në minutën e 35’, pas dy golave që i shënoi Augsburgut, ndeshje të cilën po e fiton Werderi me rezultat 3-0, shkruan Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Ai duket se u largua për shkak të një lëndimi që pritet të konfirmohet pas ndeshjes nga trajneri, Florian Kohfeldt.