Keni menduar ndonjëherë cili është numri i saktë i gjuhëve në botë? Derisa shumë besojnë se numri i gjuhëve në botë është 6500, në fakt, sipas disa statistikave të vitit 2015, thuhet se ky numër është 7100.
Edhe pse nuk mund të thuhet se cili është numri i saktë dhe të ndihemi të sigurt, kjo ndodh sepse ka vende të vogla të izoluara, të cilat kanë zhvilluar gjuhë karakteristike për një grup të vogël njerëzish. Mund të marrim shembull Guinean e Re, e cila mburret me 839 gjuhë të ndryshme, transmeton mapo. Kjo është lista e numrit të gjuhëve sipas rajoneve: Azia 2300; Afrika 2140; Paqësori 1300; Amerika 1060; dhe Europa 280.