Sa është doza normale e kafeinës në ditë?

0

Ekziston numër i madh i llojeve të kafes – kafja shtëpiake, të cilën e përgatitni në shtëpi, espresso, kafja në filtër, kafja pa kafeinë, kafja nga aparati, neskafe… Është me rëndësi të gjeni atë e cila më së shumti ju shijon.

Kafja komplekse aromatike, me thartirë të butë, shije të mprehtë, me shtresë të hollë kremlajthie, e cila i jep asaj dendësi… njëherësh me shije të butë dhe të qëndrueshme, të cilën e lë në gojë – po flasim për esspreson e mirë. Shumë ekspertë theksojnë që nëse bëni pjesë tek ata njerëz të cilët pinë më shumë se 4 kafe në ditë – e teproni. Optimale janë 2 – 3 filxhanë.

Nëse ndieni anksiozitet, keni problem me insomninë dhe jeni të nervozuar – është shumë e mundshme që jeni tepër të ndjeshëm ndaj kafesë. Doza e rekomanduar e kafeinës është 200 – 400 mg, gjë që është një filxhan apo dy në ditë. Nëse nuk pini kafe – këshilla e ekspertëve është që edhe të mos e filloni, nëse bash dëshironi ta pini, jini të matur, maturia është kyç në çdo gjë, pra edhe në pirjen e kafesë,

Comments are closed.