Sa e rrezikshme është të pini kafe me stomak bosh?

28

Shpesh kafeja në mëngjes për t’u zgjuar është shumë e nevojshme për shumë prej nesh. Por a është e rrezikshme të pimë kafe me stomakun bosh, siç shpesh ndodh?! “HealthLine” pretendon se fillimi i ditës duke pirë kafe nuk është aspak i keq! Duket se kafeja mund të zgjojë mendjen dhe humorin, dhe nëse nuk shtoni qumësht dhe sheqer, gjithashtu mund t’ju ndihmojë për të  humbur peshë.

Po ashtu thuhet se kafeja ndihmon për të mbajtur larg diabetin dhe Alzheimerin. Sipas studimeve që janë kryer deri më tani, nuk ka asnjë provë që pirja e kafesë me stomakun bosh shkakton probleme. Është vënë re që personat që kanë pasur shqetësim nga konsumimi i kafesë në mëngjes pa ngrënë asgjë, të njëjtat shqetësime i kanë pasur edhe kur e kanë pirë atë pasi kanë ngrënë.

Një përqindje e vogël e njerëzve duket se janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj kafesë dhe kanë pasur probleme si urth, të vjella apo dispepsi, dhe frekuenca dhe agravimi i këtyre simptomave mbetet konstante pavarësisht nëse ata e pinë atë me stomak bosh ose jo. Sigurisht secili person është unik, dhe duhet të shohë se çfarë i përshtatet më së miri dhe ta “dëgjojë” trupin e tij, dhe nëse e gjykon të nevojshme, të drejtohet tek një nutricionist.

Comments are closed.