Prindërit duan që foshnjat e tyre të jenë para të tjerave, por ata vetëm në një gjë duan të jenë të sigurt, që pesha e foshnjës së tyre të jetë mesatare. Nëse pesha është nën mesataren, prindërit mendojnë se fëmija është i vogël ose i sëmurë, nëse është i mbipeshë, ata fillojnë të shqetësohen. Por, ju mund të pyeteni se çfarë është mesatare për një të porsalindur? Në lindje, një foshnjë mesatare peshon rreth 3.5 kilogramë, edhe pse mesatarja mund të ndryshojë nga 2.5 deri në 4.5 kilogramë. Çfarë e bën foshnjën tuaj të peshojë më shumë ose më pak se të porsalindurit tjerë? Janë disa faktorë në pyetje:
– Ushqimi dhe pesha juaj, edhe para edhe pas shtatzënisë (Nëse jeni të mbipeshë, ju mund të keni një foshnjë më të madhe. Nëse ju nuk keni marrë lëndë të mjaftueshme ushqyese gjatë shtatzënisë, foshnja juaj mund të jetë e vogël).
– Shëndeti juaj prenatal (para-lindjes), përfshirë edhe nëse keni pirë alkool, duhan ose keni pasur diabet.
– Pesha juaj e lindjes, plus faktorët gjenetik (madhësia në lindje, plus madhësia juaj dhe e burrit tuaj tash, po ashtu mund të luajnë rol).
– Nëse foshnja juaj është djalë ose vajzë (djemtë tentojnë të jenë më të rëndë).
– Nëse kjo është lindja juaj e parë (të parët tentojnë të jenë më të vegjël se fëmijët tjerë).
– Nëse foshnja juaj është binjak ose trinjak (sa më shumë që keni, foshnjat do të jenë më e vogla).