Shkup, 6 tetor – Brenda dhjetë ditëve në Maqedoni janë regjistruar mbi njëzet raste të incidenteve dhe përleshjeve fizike mes qytetarëve. Duke u mbështetur në të dhënat e raporteve ditore të Ministrisë për Punë të Brendshme, këto incidente kryesisht thuhet se kanë ndodhur mes të rinjve, të cilët hesapet e tyre kanë vendosur t’i pastrojnë në autobusë, parkingje, diskoteka dhe klubet të ndryshme të natës. Dy incidentet më të fundit kanë ndodhur në Shkup, gjegjësisht në autobusin me numër 65, i cili për destinacion e ka qendrën e qytetit. Ky autobus niset nga fshati Stajkovc dhe kalon nëpër lagjen periferike Hasan Beg, për të vazhduar nëpër Autokomandë dhe Bit Pazar. Të dhënat e publikuara nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup thonë se në këto përleshje kanë qenë të sulmuar gjithsej katër persona të moshës 16 deri 18 vjet, në ndërkohë si protagonistë po ashtu kanë qenë persona të së njëjtës moshës, të cilët për policinë për momentin janë të pakapshëm. Gjatë përleshjes së fundit, sulmuesit ende të pa identifikuar, kanë përdorur armë të ftohtë thikë, me të cilët një djaloshi 16 vjeçar, nga fshati Creshevë, i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Incidenti i dytë që në MPB është denoncuar me datë 4 tetor, po ashtu ka ndodhur në autobusin e apostrofuar, por kësaj radhe në rrugën Metodija Andonov-Çento, në afërsi të pompës së benzinës. Përshkrimi i ngjarjes nga SPB-Shkup thotë se sulmuesit, të cilët sipas informacioneve jozyrtare kanë qenë të mitur, ju kanë vërsulur tre moshatarëve të tyre, në mesin e të cilëve edhe një vajzë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.