Dibër, 4 janar – Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata sot e mbajti takimin tradicional me udhëheqësit e institucioneve kompetente, ku u analizuan aktivitetet e vitit të kaluar dhe ato të projektuara për këtë vit.
“Qëllimi i takimit ishte t’i shqyrtojmë rezultatet pozitive, por edhe t’i kontraktojmë aktivitetet e përbashkëta, të cilat janë të kahëzuara për të mirën e komunës dhe të gjithë banorëve të saj. Duhet ta ndërtojmë të ardhmen së bashku që Dibra të jetë qytet evropian, të respektohen rregullat pozitive ligjore, ta ruajë epitetin e qytetit mikpritës dhe human dhe t’i kthehet ai i qytetit më të pastër, që din se theks i posaçëm duhet të vendosim në ekologji”, deklaroi Lata për gazetarët pas takimit.
Në takimin e njëjtë morën pjesë njerëzit e parë të Stacionit policor, Gjykatës Themelore, Prokurorisë, si dhe të gjitha organeve shtetërore dhe komunale inspektuese.
Kryetari i komunës së Dibrës tha se është arritur pajtim që takime të këtilla të punës të mbahen në fillim të çdo muaji.