Shkup, 18 korrik – Kryeministri Zoran Zaev i pari më njoftoi se një biznesmen i është ankuar për shantazh, tha sot shefja e Prokurorisë Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska.
“Kryeministri gojarisht më ka njoftuar mua dhe prokurorin publik e Maqedonisë së Veriut, pastaj tregoi gatishmëri për të ngritur padi penale. Mirëpo ne e këshilluam që dëshmitari të vijë vetë në Prokurori dhe të denoncojë rastin”, ka thënë Ruskoska për “Nezavisen Vesnik”.
Kryeministri Zoran Zaev dje në pres-konferencë tha se tek ai janë adresuar biznesmenë të cilët nuk janë nga Shkupi dhe i janë ankuar se janë shantazhuar.
Si përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Zaev sqaroi se lidhur me këtë, si çdo qytetar tjetër, për këto shantazhe, ai si kryeministër i ka raportuar.