Shkup, 31 janar – Sipas Ligjit ekzistues që ende vlen për Prokurorinë Speciale Publike, ata duhet të na i dorëzojnë lëndët. Nëse nuk na i dorëzojnë, ne sipas atij Ligji nuk mund t’i kërkojmë dhe t’i marrim, deklaroi sot prokurorja publike Villma Ruskovska, e pyetur nëse do t’i ndërmarrin lëndët nga PSP-ja që ato të mos dështojnë, pas prezantimit të djeshëm të mendimit publik mbi parimin të Gjykatës supreme, njofton Koha.
E pyetur nëse bisedimet e përgjuara do të jenë një dëshmi edhe të prokurorisë publike nëse i ndërmarrin raste, Ruskovska tha, se nuk ka arsye pse të mos ishin.
“Nëse ju kujtohet, kur ato incizime u propozuan si dëshmi nga ana e PSP-së, gjykata e shkallës së parë i refuzoi, nuk i pranoi, por me vendim të Gjykatës së apelit ato u bënë dëshmi në lëndët. Nuk ka pse ato vendime të mos jenë të rëndësishme, nuk është me rëndësi kush vepron për lëndën dhe cila prokurori. Të gjithë jemi prokurorë dhe vendimi i gjykatës është vendim i gjykatës”, tha Ruskovska.
Theksoi se ky është mendimi i saj dhe nëse u dorëzohen lëndët dhe fillojnë të veprojnë, do të shohim çka do të ndodh.
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë, dje kumtoi se PSP-ja nuk mund të parashtrojë aktakuzë pas skadimit të afatit prej 18 muajve.
“Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve mund të ngritet aktakuzë ose të urdhërojë pengimin e procedurës hetuese në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencë të vet, si kusht kumulativ, që nuk mund të tejkalohet, menduar nga dita e pranimit të materialeve nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve nga neni 2 nga Ligji për Prokurori publike për ndjekje të veprave kriminale lidhur dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe pas skadimit të atij afati prej 18 muajve, nuk është paditës i autorizuar për ndërmarrjen e punëve të prokurorisë publike të veprimeve parahetuese dhe hetuese, të parapara me Ligjin për procedurë penale”, u theksua në mendimin ligjor në ueb faqen e Gjykatës supreme të RM-së pas seancës së mbajtur të përgjithshme. (koha.mk)