Prokuroria Speciale shkon në histori, Ruskoska propozohet shefe e re kundër korrupsionit

Shkup, 19 korrik  – Javën e ardhshme në Kuvend do të propozohet tekst i ri i ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilin janë ndërtuar ato pika me të cilat është biseduar me opozitën dhe  të gjitha grupet e deputetëve të cilat janë të pranueshme për të gjithë, nëse jo për numrin më të madh të deputetëve.

Këtë e kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp në Qeveri,  duke sqaruar se me vendimin ligjor propozohet që Prokuroria Speciale Publike të integrohet në Prokurorinë e deritanishme publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ligji i ri sot do të dorëzohet  te të gjitha partitë politike dhe mediumet.

PSP-ja e re do të shndërrohet në PP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë me kompetencë në tërë territorin e vendit dhe garancione për  veprim të pavarur,  e cila përshtatet me pozitën e tanishme,  ndërsa megjithatë në hierarkinë dhe vartësinë  e Prokurorisë Publike të Republikës të Maqedonisë së Veriut. Në ballë të  PSP-së është propozuar Villma Ruskoska,  e cila për momentin e udhëheq Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion.

Të gjithë prokurorët e PSP-së do të vazhdojnë  të punojnë në  këtë prokurori të re. Mandati i tyre skadon më 15 shtator, ndërsa ata kanë të drejtë të rizgjedhjes, nëse duan të kandidohen.

“Në shtëpinë ligjdhënëse, në shtëpinë e demokracisë do të hapim dialog  me të gjitha partitë politike dhe grupet e deputetëve  në Kuvend,  ku është vendi. Teksti që do të propozohet i ndërton ato pika për të cilat deri tani kemi biseduar me opozitën dhe me të gjitha grupet tjera të deputetëve dhe me të vërtetë ishin kërkesa të opozitës”, tha Zaev.

Në këtë mënyrë, thotë kryeministri, do të sigurohet struktura e deritanishme dhe resurset e PSP-së në formë të re  dhe pa çfarëdo lloj mundësie që politikanët  të vendosin për përbërjen dhe udhëheqësinë.  Ato vendime do t’i sjellë  Këshilli për prokurorë publik.

Të gjitha rastet të cilat janë para gjykatave, ndërsa janë në kompetencë të PSP-së do t’i përfaqësojë  prokuroria e re  në fazën në të cilën  janë ndërprerë. Të punësuarit tjerë në PSP, arkiva, hetuesit, materialet, mjetet, pajisja  kalojnë në  prokurorinë e re.

Vlera e mjeteve për punë në PP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë do të rregullohet në propozim-buxhetin dhe planin financiar të shefit të këtij institucioni, i cili pastaj dorëzohet  në Ministrinë e Financave, ndërsa Qeveria dhe Kuvendi nuk do të mund ta ndërrojnë  planin financiar të propozuar dhe detyrohen të sigurojnë  mjete financiare për punë të pandërprerë.

“Prejse Katica Janeva e ka deponuar dorëheqjen e saj dhe sot e propozojmë  këtë tekst. Nuk shohim zgjedhje nga opozita të shmangë biseda dhe marrëveshje për këtë çështje,  përveç  nëse nuk ka për qëllim edhe më tutje t’i shkaktojë dëm shtetit dhe të mbrojë  ndonjë krim”, tha Zaev.

Theksoi se takimi i liderëve siç dihet është anuluar, sepse deri më sot nuk janë krijuar kushte për mbledhjen.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë nuk janë të pranueshme ultimatumet,  të cilat nisen nga pozita  të mbrojnë krim dhe se interesat partiake i vendosin para atyre shtetërore. VMRO-DPMNE dhe Mickoski e refuzuan takimin e liderëve pa argumente dhe pa mend”, shtoi ai.