Shkup, 20 korrik – Prokuroria e re e paralajmëruar me Propozim ligjin që e publikoi dje kryeministri Zoran Zaev mund ta hap nga fillimi lëndën “Perandoria”, tha shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska në emisionin “Stadion” në radio Kanal 77, transmeton Koha.mk
“Nuk mendoj se jo. Pasi Gjykata Supreme e miratoi këtë mendim të pakënaqshëm, vlerësoj se edhe të mbetet kështu tani prokuroria e re mund të fillojë nga fillimi, t’i mbledh dëshmitë, mendoj se cilado nga lëndët nëse ka dëshmi të mjaftueshme dhe nëse nuk vjetërsohet, nuk do të dështojë” tha Ruskovska, e pyetur nëse hapja e rastit “Reket” mund ta humb rastin “Perandoria”.
Ruskoska, sipas propozimit të Kryeministrit Zoran Zaev, do të drejtojë prokurorinë me të cilën me ligjin e ri të prokurorisë publike i propozon Prokurorisë së Speciale Publike të integrohet në Prokurorinë Publike të deritanishme për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. (koha.mk)