Shkup, 22 korrik – Prokurorja Vilma Ruskovska nuk e di ku është Prokurorja speciale Katica Janeva e cila në fillim të javës dha dorëheqje të parevokueshme, ndërsa disa orë më vonë ishte hapur hetim për rastin “Reket” ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.
Ruskovska në intervistën për emisionin Kod ka thënë se Janeva nuk ka qenë nën masa parahetimore dhe se ajo personalisht nuk beson se ka ikur nga shteti. Këtu ka pasur jetë dhe familje dhe nuk beson se do ta bënte këtë një prokurore e cila një ditë pas dorëheqjes, nga 16 korriku është zyrtarisht në pushim mjekësor.
Dy prokurorë të PSP-së kanë vendosur kontakt me Ruskovskën. Ajo ka shpjeguar se ata kanë pyetur nëse duhet të vijnë në prokurori dhe të japin dëshmi.
Telefoni i Janevës është konfiskuar për shkak të hetimeve, por janë paraqitur informacione se ajo ka pasur telefon tjetër, ndërsa Ruskovska thotë se derisa nuk vërtetohet ku është telefoni tjetër nuk mund të spekulojë për këtë.
Për biznesmenin e shantazhuar thotë se ka dhënë para për t’u lehtësuar procedura kundër tij. Boki 13 dhe Mile Kçiçeec kanë marrë 1.5 milionë euro tani për tani zyrtarisht nga biznesmeni Orce Kamçev, së pari kanë marrë 500 mijë euro, kanë arrit deri në 1.5 milionë euro, ndërsa qëllimi ka qenë tetë milionë euro.
“Paratë janë dhënë për shkak të lehtësimit të procedurës”, ka thënë Ruskovska për Kod, duke shtuar se rasti te ta e ka paraqitur personalisht kryeministri Zoran Zaev.
Ai ka pasur takim me Ruskovskën dhe prokurorin publik Lubomir Joveski mes dy rundeve të zgjedhjeve presidenciale për shkak të disa vendimeve për ekstradim dhe në fund të takimit ju ka thënë se dëshiron të paraqesë vepër penale shantazh.
“Kryeministri më ka thënë se deri te ai ka të paraqitura kërkesa dhe kemi vendosur të fillojmë nga dëshmitari”, ka thënë Ruskovska pa përmendur emra.
Dëshmitari ka ardhur personalisht në Prokurori dhe e ka paraqitur shantazhin.
Hetimi për Boki 13 dhe Mile Kiçeec është hapur në maj me gjitha takimet e incizuara, ndërsa Ruskovska thotë se tani për tani nuk kanë prova se ka pasur shantazhe me incizime nga bombat.
Lidhur me atë se kujt i dedikohen pseudonimet Kiki dhe Friki, Ruskovska ka thënë se dëshmitari nuk ka përmendur politikanë.
“Edhe në hetimin dhe parahetimin ndiqen edhe persona tjerë, ose dëshmitarë të cilët kanë dhënë ose refuzuar të japin para atyre nga të cilët kanë kërkuar. Si Prokurori angazhohem si dëshmi të mos merren vetëm deklarata të individëve, kërkojmë edhe prova shtesë”, ka thënë Ruskovska. (koha.mk)